×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier dënon sulmet ndaj serbëve që pranuan targat RKS, thekson rëndësinë e shtyrjes së vendimit për targat

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 23:23
    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka dënuar rastet e sulmeve ndaj serbëve që konvertuan targat e tyre në RKS, ku vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar tri raste të djegies së veturave apo pronës së tyre.

    Hovenier e ka konsideruar të rëndësishme shmangien e tensioneve përmes shtyerjes së afatit për targat derisa tha se ShBA dënon aktet e hakmarrjes ndaj atyre që kanë ndërruar targat, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “E rëndësishme për të shmangur tensionet dhe për të shtyrë zbatimin e rregullave të reja të targave. Ne gjithashtu dënojmë veprimet për të frikësuar ose për t’u hakmarrë ndaj atyre që kanë ndërruar targat”, shkroi Hovenier në Twitter.

    Ky reagim i Hovenierit erdhi si koment ndaj njoftimit të Këshilltarit Special Amerikan, Derek Chollet, për telefonatën e tij me Kryeministrin Albin Kurti, i cili tregoi se pjesë e kësaj bisede ishte edhe kërkesa për shtyerje të afatit për implementimin e rregullit për targa, të cilën Kurti nuk e përmendi.

    “Fola sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja të targave, pa konfiskim apo gjoba. Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, njoftoi Chollet.

     

    Kurti përmes një cicërime në Twitter, duke mos treguar shumë nga biseda me Këshilltarin Special Amerikan, tha se e ka falënderuar Chollet për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA’ve për Kosovën në integrimin euroatlantik.

    “Sot fola me Këshilltarin Special Amerikan, Derek Chollet dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën për integrimin euroatlantik. Siç tregohet në @TheëJP Raporti i vitit 2022, Kosova duke u renditur si e para në ËB6 dhe i dyti më i përmirësuar në nivel global, ne përsëri dëshmojmë se sundimi i ligjit shkon krah për krah me paqen, sigurinë dhe demokracinë”, shkroi ai. /Reporteri.net/.

    Brenda 24 orëve regjistrohen tri incidente në veri për shkak të targave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!