×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Hovenier i gëzohet fitores së Kosovës, ishte në stadium për ta parë ndeshjen me Qipron

    Reporteri
    27 Shtator 2022 | 23:21
    Ambasadori ameri

    Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i është gëzuar fitores së Kosovës në ndeshjen ndaj Qipros.

    I pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku u zhvillua ndeshja, ishte edhe vetë ambasadori Hovenier, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka uruar Kombëtaren e Kosovës për fitoren.

    “Urime!”, shkroi shkurtimisht Hovenier, në mbishkrim të një fotografie ku renditen edhe autorët e golave që shënuan për Kosovën.

    Ndeshja mes Kosovës dhe Qipros përfundoi me rezultat 5:1, ku për Kosovën shënuan Muslija, Rrudhani, Rashani e Muriqi. /Reporteri.net/.

    Fitore bindëse e “Dardanëve” ndaj Qipros, i mbijetojnë me sukses Ligës C

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!