×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha Drilon Gashi: Jam me simptoma të rënda, në QKUK më thanë që s’ka teste

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 16:35

    Hoxha nga Peja, Drilon Gashi, ka bërë të ditur se sot ishte në emergjencë të QKUK-së, me simptoma të coronavirusit, i cili ka kërkuar që t’i bëhet testi.


    Gashi në Facebook ka shkruar se ka simptomat e rënda të coronavirusit, mirëpo në QKUK nuk i kanë bërë testin me arsyetimin se nuk ka teste.

    Postimi i plotë:

    E vizitova sot në mëngjes në orën 2 e 30 min. Emergjencën e QKUK-së. Të gjitha simptomat e rënda të gripit i kisha, por testin për Covid në repartin e Pulmologjisë -edhe përkundër insistimit tim- nuk më udhëzuan ta bëj, me pretekstin që “nuk kemi teste”!

    Megjithëkëtë, pas marrjes se terapisë po ndjehem pak më mirë.

    Tani jam i izoluar në shtëpi si çdo herë dhe shpresoj të Zoti që të shërohem sa më shpejtë.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1214667172228611&set=a.152374131791259&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!