×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha: Kosova dhe secili qytetarë që ka në zemër humanizmin e kujton 11 shtatorin

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 14:53

    Ministrja në detyrë e Integrimeve, Dhurata Hoxha, me rastin e 18 vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA, thotë se Kosova dhe secili qytetarë që ka në zemër humanizmin, e kujton 11 Shtatorin si një ditë të zezë për lirinë globale si dhe ditë tragjike për mijëra familje për të dashurit e tyre që humbën jetën në sulmin terrorist të kryer ndaj Kullave binjake në Nju Jork.


    Ajo ka treguar se se ka bërë homazhe dhe vendosën lulet në Memorialin kushtuar viktimave të 11 Shtatorit, duke e kujtuar këtë ditë përgjithmonë me ndjenjën e përbashkësisë me vlerat e ShBA-së dhe popullit amerikan, mik i përjetshëm i Kosovës. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!