×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha që u fali xhumanë afganëve në Bondsteel: Xhamia do të mbetët e hapur çdo ditë

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 7:17

    Në kampin ushtarak amerikan në Kosovë, Bondsteel, është organizuar falja e Namazit të Xhumasë, e cila u fal nga hoxha Labinot Maliqi.


    Ai në Edicionin Special në Klan Kosova tha se kjo ishte një privilegj për të.

    “Ishte privilegj që mu bë nga ushtria amerikane dhe mu mundësua që t’i vizitojë dhe të kujdesem që t’ua mbajë ligjeratën e xhumasë dhe ta kryejmë edhe faljen e namazit të xhumasë”

    “Kryem së bashku edhe namazin e xhumasë, pas namazit ne patëm mundësinë që të ulemi dhe të flasim për gjithcka që ata i preokupon apo i shqetëson”, tha ai.

    Hoxha tha se afganët ishin të kënaqur me kushtet aty dhe lavdëronin përgatitjet e ushtrisë amerikane.

    “Kur je larg vendit tënd, nuk ndihesh i lirë dhe i relaksuar. Ai hezitimi për t’u përshëndetur ishte, por më pas u liruan dhe patëm një diskutim të mirë dhe në namazin e xhumansë morën pjesë një numër i madh i refugjatëve afganë të të dyja gjinive”, shtoi ai.

    Maliqi tha se xhamia do të jetë e hapur edhe në ditët në vazhdim.

    “Xhamia do të mbetët e hapur çdo ditë dhe falja e namazit të xhumasë do të bëhet cdo javë”, tha tutje ai.

    Tutje, Maliqi shtoi se ligjerata e sotme ishte përgatitur në gjuhën angleze dhe dikush prej afganëve që e njihte këtë gjuhë e ka përkthye në gjuhën e tyre që ta kuptonin të gjithë ata që ishin prezentë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!