×
  • Lajme
  • Lajme / Masat ndëshkuese

    Hoxhaj: Albin Kurtin dhe Donika Gërvallën nuk i pret njeri i gjallë në asnjë kryqytet

    Reporteri
    18 Shtator 2023 | 21:50

    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar se masat ndëshkuese janë sanksione.

    Ai tha se këto sanksione kanë efektin politik, sepse siç u shpreh ai, Albin Kurtin dhe Kryediplomaten Donika Gërvalla, nuk i pret askush në asnjë kryeqytet.

    “Edhe Albin Kurti e tha javën e kaluar qartë që masat ndëshkuese janë sanksione dhe sanksionet po e kanë efektin edhe financiar, por saksionet e kanë efektin edhe politik dhe veçanarisht në politikën e jashtme, sepse sot Albin Kurtin dhe Donika Gërvallën nuk e pret njeri i gjallë në asnjë kryeqyetet”, u tha Hoxhaj.

    Tutje, tha se Kurtin nuk e merr seriozisht dhe nuk i beson askush.

    “Kryeministrin e Kosovës nuk e marrin seriozisht, nuk i beson askush, sepse kryeministri i Kosovës është ai i cili me 14 shtator negocion në Bruksel dhe thotë se në Bruksel vetëm ky ka bërë një propozim konkret dhe serbët kanë dorëzuar një plan të vjetër dhe me 15 shtator demantohet nga Bashkimi Evropian, ku del një plan konkret i cili ka qenë temë e debatit në mes të kryeministrit të Kosovës, presidenti serb dhe ndërmjetësve Borrell dhe Lajçak”, ka deklaruar ai në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    Reporteri, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!