×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: As në ëndrrën time më të keqe nuk kam menduar se Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 21:37

    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës sot ka legjitimuar gënjeshtrat e Serbisë, sipas tij, duke i ngjallur fantamzat serbe kinse për arkiva të UÇK-së.


    Hoxhaj në ‘Facebook’, ka shkruar se ky veprim i qeverisë është barazim i viktmës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe.

    Sipas tij, gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e Jashtme janë të përmasave alarmante.

    Postimi i plotë:

    As në ëndrrën time më të keqe nuk kam menduar se do ta përjetoj këtë ditë, kur Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantamzat serbe kinse për arkiva të UÇK-së.

    Kjo është barazim i viktmës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe!

    Gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e Jashtme janë të përmasave alarmante, duke rrezikuar seriozisht trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare dhe shtetësinë tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!