×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Huliganët serbë dëmtuan emblemën tonë, por atë që përfaqëson

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 22:01

    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj sulmit që serbët bënë ndaj Konsullatës së Kosovës në Kopenhagë.


    Hoxhaj në rrjetin social Twitter tha se ata mund të dëmtojnë emblemën e Kosovës, por jo atë që ajo përfaqëson.

    “Vandalët serbë sulmuan sot Konsullatën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Danimarkës. Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson. Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik që nga viti 2008. Serbia dhe huliganët e saj më mirë të mësohen me këtë realitet”, shkruan Hoxhaj në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!