×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Kjo që po ndodhë sonte është dramë e turpit, nëse vendi shkon në zgjedhje fajtor është veç Kurti

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 21:03

    Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se iniciativa për ndryshimin e ligjit për zgjedhje synon të prodhojë një krizë të re në vend që burimin e ka tek Vetëvendosje dhe Qeveria Kurti.


    Hoxhaj ka thënë se në kohë pandemie nuk duhet të jetë prioritet Ligji për Zgjedhje, shkruan Reporteri.net.

    “Kjo është një dramë e turpit e cila është inicuar nga Qeveria e Kosovës. Në vend se sot të diskutonim si ta kemi një plan për ta vaksinuar popullatën, ne merremi me një krizë të re e cila e ka burimin tek VV dhe kryeministri Kurti i cili shpërfaqet me idenë e ligjit për zgjedhjet. Ma thoni sa prioritet është për qytetarët ligji për zgjedhje në kohë pandemie. Ligji për zgjedhje në çdo vend demokratik nuk mund të jetë iniciativë e vetëm një partie politike, por reforma zgjedhore ndodh përmes një dialogu të përbashkët”, u shpreh ai para gazetarëve.

    Tutje Hoxhaj ka thënë se përgjegjësi kryesor nëse vendi shkon sërish në zgjedhje është vet Kurti. Ai është shprehur se PDK do ta kundërshtojë me me çdo mjet demokratik ligjin që do të vijë sonte në Kuvend.

    “Nuk mund të bëhet reformë zgjedhore me vetëm një ligj. Sot ka një përpjekje që kjo gjë të mbyllet për 12 orë. Një proces i tillë e ka emrin ngulfatje dhe fund të demokracisë. Ne nuk pranojmë ti nënshtrohemi vullnetit të askujt, kemi qenë dhe do të mbesim front për ta mbrojtë demokracinë. Është Kurti ai që dëshiron të ketë zgjedhje të parakohshme, është Kurti ai që ka frikë nga pushteti. Përgjegjësi kryesorë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme është vetë Kurti.

    Është koha e fundit Do ta kundërshtojmë me çdo mjet demokratik ligjin që do të vijë sonte në Kuvend”, u shpreh Hoxhaj. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!