×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj pas votimit të projektligjit: Jemi opozitë e qeverisë, por jo e shtetit

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 15:10

    Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se votimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike është vendimi më i rëndësishëm i vitit 2020.


    Përmes një statusi në facebook, ka thënë se PDK-ja u rreshtua me interesat e popullit, familjeve, punëtorëve që humbën vendet e punës nga pandemia dhe me bizneset që u prekën dhe u mbyllën nga kriza.

    “Votimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës është vendimi më i rëndësishëm në vitin 2020. PDK-ja u rreshtua me interesat e popullit, familjeve, punëtorëve që humbën vendet e punës nga pandemia dhe me bizneset që u prekën dhe u mbyllën nga kriza.

    Orientimi jonë është i qartë, i asaj që e përsëriste kryetari Kadri Veseli se “ne jemi opozitë e qeverisë, por jo e shtetit”.

    Urime qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!