×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj për hartën e Lajçakut: Fyerje për Kosovën, do të ia them kur të vijë në Prishtinë

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 22:05

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e fyeu Kosovën me hartën e tij në prapavi ku shihej Kosova si pjesë e Serbisë.


    Hoxhaj tha se Lajçak e ka lënduar edhe vetën si ndërmjetësues për shkak se ai përfaqëson Bashkimin Evropian.

    “Lajçak me atë hartë e ka fyer Kosovën dhe e ka lënduar vetën si ndërmjetësues, sidomos kur kemi parasysh që ai përfaqëson Bashkimin Evropian”, është shprehur Hoxhaj.

    “Nëse kemi parasysh vendin e tij të origjinës, Sllovakinë, dhe faktin që Kosova dhe Serbisë janë që dhjet vjet në dialog, e tash shfaqet si ndërmjetës i BE-së me një hartë të tillë… unë mendoj se është fyerje”, ka thënë Hoxhaj në Klan.

    Tutje, Hoxhaj tha se këto fjalë do t’ia thotë Lajçakut javën e ardhshme kur ky i fundit do të vijë në Prishtinë.

    “Javën e ardhshme vjen në Prishtinë, dhe do t’ia them (Lajçakut) atë që e thash edhe këtu”, shtoi Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!