×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Sjellja e Vuçiqit është e patolerueshme për ne

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 18:02

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili sot në një takim me përfaqësuesit e Listës serbe në Beograd ka thënë se pas samitit të Parisit do të ndërmarrin masa të ashpra kundër Kosovës.


    Hoxhaj përmes një shkrimi në twitter është shprehur se Vuçiqi vazhdon ta dëshmojë që nuk i intereson normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

    “Pikërisht para samitit në Paris, ai ka vazhduar me stilin e vjetër të logjikës së shantazhimit, duke kërcënuar popullin e Kosovës me agresion. Kjo sjellje është e patolerueshme për ne dhe nuk duhet toleruar as nga BE-ja”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!