×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj merr një vendim para largimit: 28 nëntori ditë pushimi në Kosovë

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 16:20

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se është vendosur që me rastin e Ditës së Flamurit, 28 nëntori dita kur Shqipëria feston pavarësinë e saj do të shpallet ditë pushimi në territorin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.


    Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook ku shkroi se ky vendim erdhi për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Ai shton se 28 nëntori do të jetë ditë pushimi dhe është e motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

    Më poshtë është shkrimin e tij të plotë, bashkëngjitur gjeni edhe vendimin zyrtar:

    Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.179881242136298/1462132113911198/?type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!