×
  • Lajme
  • Lajme

    Humb drejtimin e veturës, vdes 49 vjeçari

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 16:55

    Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prekovc-Llabjan.


    Personi që ka humbur jetën është 49 vjeçar nga Kamenica, raporton Reporteri.net.

    Njoftimi i Prokurorisë:

    Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot, rreth orës 13:30 minuta, dyshohet të ketë ndodhur një vet aksident me fatalitet, si pasojë e të cilit drejtuesi i automjetit ka humbur jetën.

    Dyshohet që sot, rreth orës 13:30 minuta, në rrugën Prekovc-Llabjan, drejtuesi i automjetit – tani i ndjeri A.B., 49 vjeç, nga Kamenica, duke drejtuar automjetin e markës ‘’VË Sharan’’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetin, ku edhe ka shkaktuar vet aksident, me ç’rast si pasojë edhe ka ndërruar jetë.

    I ndjeri pas aksidentit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

    Prokurori i shtetit, ka urdhëruar që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!