×
  • Lajme
  • Lajme

    Humb jetën një person në një aksident trafiku në magjistrale Prishtinë-Pejë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 11:20

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 të mëngjesit në Komoran. Nga ky aksident ka humbur jetën një person, derisa një tjetër ka marrë lëndime, raporton Express.

    Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

    “Sot, më 07.12.2019, rreth orës 8:10, në fshatin Komoran, në autostradë, një veturë që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti. Drejtuesi i veturës, sipas konstatimit të mjekëve në vend ngjarje, ka ndërruar jetë, lëndime ka pësuar edhe një pasagjere”, ka thënë Krasniqi.

    Në vend ngjarje kanë dal njësi policore, zjarrfikësit, ndihma e parë dhe prokurori kujdestar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!