×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyn në fuqi Marrëveshja e Ekstradimit në mes Kosovës dhe Amerikës

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 15:02

    Nga tani zyrtarisht ka hyrë në fuqi Marrëveshjes së Ekstradimit në mes Kosovës dhe Amerikës.


    Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, i cili thotë se kjo marrëveshje shënon një akt historik në marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe SHBA-së dhe është garanci e mëtejme se sundimi i ligjit është i pa alternativë dhe lufta kundër krimit do shkojë deri në fund.

    “Pesha historike e kësaj marrëveshjeje, me vulën e Presidentit Trump, do të lë gjurmë në historinë e shtet ndërtimit tonë dhe do ta markojë Republikën e Kosovës në rangun e një vendi, në të cilin prijësit e demokracisë liberale dhe sundimit të ligjit kanë besim të plotë”, ka njoftuar Tahiri, përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!