×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni: Nëse dështon anëtarësimi në KE, humbim mundësinë të aplikojmë për një kohë të gjatë

    Reporteri
    14 Maj 2022 | 16:18

    Bisedimet mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak, sipas njoftimeve të fundit, ende janë duke zhvilluar ndaras, pa arritur ndonjë marrëveshje për targat dhe çështje të tjera.

    Lidhur me rëndësinë e dialogut dhe formatit të tillë çfarë është dhe ritmit të zhvillimit të tij, Skënder Hyseni, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, mes tjerash, tha se nuk është në natyrën e tij të spekulojë për takimin, sepse, sipas tij, varet nga qëndrimet e palëve, por, siç konsideron ai, kjo është humbje kohe për të biseduar për çështje të veçanta, si psh. targat, se kjo të bën të mendosh se dialogu i tanishëm mes Kosovës e Serbisë ka dështuar, sepse ka rënë në çështje teknike.

    “Kosova duhet të insistojë në formulën: normalizimi, pastaj zbatimi i marrëveshjeve të veçanta, që duhet të jenë edhe detyruese”, theksoi ai.

    Hyseni më tej shtoi se është kjo ne çoroditje dialoguese, “qeveria para se të shkojë ne Bruksel duhet të marrë një vendim të qartë për çka të bisedojë, do të bisedojë për targat apo për njohje të ndërsjellë”.

    Sipas tij dialogu është kthyer në pikën zero, sepse në kuadër të platformës të qartë të Republikës së Kosovës për një marrëveshje të përgjithshme detyruese kemi arritur pajtim për tri çështje elemente të marrëveshjes, si psh. për të pagjeturit, për marrëdhëniet ekonomike dhe te zhvendosurit.

    Këto kanë qenë elementet të marrëveshjes të dakorduara.

    Tutje , Hyseni shtoi se është gabim strategjik zbatimi i çfarëdo marrëveshjeve me Serbinë para se ta njohë edhe ‘de jure’ Kosovën.

    Lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KE, Hyseni deklaroi se ky është një lajm i mirë, por shtoi se pala kosovare duhet të jetë e kujdesshme në lotimin tek shtetet vendimtare për këtë çështje.

    “Lajmi është i mirë e sidomos nëse është bërë lobimi i duhur, nëse jo, atëherë do të jetë gaf i rëndë dyfish më i madh, sepse humbet mundësinë në aplikim për një kohë të gjatë, sikurse na ka ndodhur ne UNESCO e INTERPOL”, shtoi ai.

    Ndërsa, lidhur me reagimin e Beogradit zyrtar për angazhimin e tij në çnjohje të Kosovës nga shtetet që kanë njohur Kosovën, Hyseni tha se nuk duhet preokupuar në zhurmën e Beogradit për këtë çështje.

    Por, shtoi ai, brengosëse është deklarata, siç tha ai nëse është e vërtetë, të ambasadorit francez në Beograd , se Franca nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KE, që mendoj se është e dëmshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!