×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni: Nuk kam shkuar në Washington për ta takuar Grenellin, ai më ka kërkuar falje që nuk ka mundur të takohet

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 21:38

    Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka sqaruar bisedën e tij telefonike të shumë përfolur me ambasadorin Richard Grenell, të ngarkuarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se takimi me të, deri sa Hyseni ishte në SHBA nuk ishte planifikuar.


    “Unë në Washington nuk kam shkuar për ta takuar ambasadorin Grenell. Ai ka qenë i njoftuar që unë jam në Washington ato ditë dhe më ka kërkuar falje që nuk jam në Washington DC. Ai më ka thënë që ta telefoj në momentin që jam i lirë dhe këtë e kam bërë”, tha Hyseni në emisionin Rubikon.

    Ai ka thënë se e tëra që ka ndodhur më pas nëpër medie ishte një maskarad dhe se lajmi për refuzim nga ana e sekretarit amerikan Mike Pompeo, për një takim me të ishte e tmerrshme, meqë nuk kishte pasur një kërkesë të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!