×
  • Lajme
  • Lajme

    I gjithë qyteti i Mitrovicës pa ujë

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 11:17

    I gjithë qyteti i Mitrovicës do të mbes pa ujë sot nga ora 11:00, për shkak të disa punimeve që Ujësjellësi do të kryejë në gypin kryesor në Shipol.


    Sic njoftojnë ata, qyteti do të mbetet pa ujë për 4 orë, nëse gjithcka shkon sipas plani.

    Ndërkohë, Ujësjellësi njofton se problemi në Kciq të Madh nuk do të rregullohet as sot, pasi nuk po mund të rregullohet pëlcitja e gypit kryesor të furnizimit.

    NJOFTIM i plotë:

    1. Sanimi në gypin kryesor me diameter 700mm ne Shipol pritet te filloj nga ora 11:00 dhe parashihet te zgjasë deri ne ora 15:00 nëse gjithçka shkon sipas planit te parapare. Gjatë kësaj kohe do të ndalet prodhimi/trajtimi i ujit ne Ipiantin për Trajtimin e Ujit ne Shipol dhe tere Mitrovica do te mbetet pa uje te pijes.

    2. Mungesa e ujit te pijes ne Kqiç, sipas te gjitha gjasave do te vazhdoj edhe sot si pasoje e pelcitjes se gypit kryesor furnizues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!