×
  • Lajme
  • Lajme

    I infektuar me koronavirus, shkon të bëj operacion plastik hundën, infekton edhe ekipin e mjekëve

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 13:33

    Një djalë në Itali fshehu simptomat e koronavirusit vetëm që operacioni i tij plastik në hundë të mos shtyhej.


    Ai ishte i infektuar me koronavirus dhe nuk i kishte treguar asgjë ekipit të mjekëve në spitalin ‘Parini’ në Aosta në veri të Italisë.

    I infektuari kishte hyrë në sallën e operacionit dhe ka qenë mjeku anestezist që vuri re një ngritje të temperaturës së pacientit. Më pas ai u nxor nga salla e operacionit dhe iu bë tamponi i COVID-19, i cili rezultoi pozitiv.

    Por fatkeqësisht ai kishte infektuar mjekun anestezist, kirurgun dhe një infermiere. Sipas ‘La Repubblica Torino’, prokuroria e Aosta-s ka hapur zyrtarisht një dosje për të riun, i cili rrezikon deri në 12 vjet burg.

    “Pacienti duhej të kryente një rinosettoplastica, një operacion estetik në hundë, i cili edhe mund të priste nuk ishte rast urgjent për t’u bërë, mund të shtyhej”- ka thënë mjeku kirurg për mediat italiane.

    Javët e fundit, personi i infektuar kishte rënë në kontakt me shumë turistë që kishin ardhur nga Lombardia në zonën turistike të ‘Valle d’Aosta’ nga ku dhe mund ta ketë marrë COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!