×
  • Lajme
  • Lajme

    I infektuari me koronavirus nga Gjilani është punëtor i Ministrisë së Integrimeve Evropiane

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 22:07

    Vetëm katër raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, gjersa numri i të shëruarve është shumë herë më i madh.


    Një nga rastet e konfirmuara pozitive është nga fshati Përlepnicë e Gjilanit. Reporteri.net merr vesh se bëhet fjalë për një punëtor të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, familja e të cilit kishte rezultuar pozitiv me koronavirus disa ditë më parë.

    Detaje për rastin ka dhënë edhe mjeku dhe anëtari i shtabit emergjent në Gjilan, Ukshin Ismajli  i cili ka konfirmuar për Reporterin se i infektuari burim infeksioni ka kontaktin me familjarë të infektuar, të cilët kishin rezultuar pozitivë me koronavirus disa ditë më parë.

    Kujtojmë se në Kosovë gjatë kësaj jave janë lehtësuar masat duke përfshirë edhe lëvizjen e qytetarëve.

    1052 të infektuar, 820 të shëruar dhe 30 të vdekur është bilanci aktual i situatës me koronavirus në Kosovë. /Reporteri.net 

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!