×
  • Lajme
  • Lajme

    “I kam 30 mijë euro, ta hapim një llogari për të pagjeturit” – Kurti, Osmani e Konjufca injorojnë qytetarin

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 10:45

    Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe të memoriali për të zhdukurit në oborrin e Kuvendit të Kosovës.


    Kryeministri i Kosovës tha se gjenocidi në Kosovë është e vërteta e Serbisë dhe për hir të kësaj të vërtete, Kurti tha se duhet bërë bashkë të gjithë e duhet kërkuar përgjegjësi nga shteti serb, shkruan Reporteri.net.

    Ai nuk u përgjigj në pyetjen e gazetarëve nëse do ta diskutojë çështjen e të pagjeturve në Brukseë.

    Përgjigje nga tre krerët e shtetit nuk mori as një qytetar, i cili bëri një pyetje rreth çështjes së të pagjeturve.

    “Që nga 2007-ta, Kumnovës i kam lajmëru, i kam 30 mijë euro ta hapim një llogari rrjedhëse në të cilën ai qytetar që tregon ku ka një varrezë masive të shpërblehet, pse nuk hyn në fuqi? Pse nuk hyn në fuqi kjo, a mundemi qytetarët me i shpërbly që ata të tregojnë ku ka varreza masive? Unë jam i bindur se me këtë pa identitet, mos të tregon identitetin, pse nuk aplikohet”, tha ky qytetar, të cilit megjithatë, liderët e shtetit nuk iu janë përgjigjur të njëjtit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!