×
  • Lajme
  • Lajme

    I karantinuari nga Smrekonica shëtitet nëpër Vushtrri, arrestohet nga policia

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 10:24

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në fshatin  Smrekonicë të Vushtrrisë,  tashmë vatër e koronavirusit  pasi e kishte shkelur urdhrin për karantinim.


    Sipas policisë i dyshuari  kishte thënë se ka dalë nga shtëpia për të kryer disa shërbime në qytet, shkruan Reporteri.net.

    Ndaj të dyshuarit në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe procedohet në procedurë të rregullt, njofton policia.

    Pas konfirmimit të 10 rasteve pozitive me koronavirus ky fshat i Vushtrrisë tashmë është izoluar dhe pritet të bëhen testime të banorëve të tjerë, çka do të thotë se potencialisht numri i të infektuarve mund të rritet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!