×
  • Lajme
  • Lajme

    I mavijosur në fytyrë, Sali Berisha flet pasi u grushtua nga një qytetar

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 12:52

    Një qytetar ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha mesditën e sotme teksa ai ishte duke ecur në krah të Ilir Metës drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.

    Kryedemokrati është gjakosur, por kjo nuk e ka ndalur që të vazhdojë të flasë.

    Pas sulmit Berisha u shpreh se asgjë në botë nuk i mposht.

    “Asgjë në botë nuk na mposht ne, popullin e opozitës dhe popullin e fitores, poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët, ne do ju rrëzojmë. Jemi këtu sot së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelave”, u shpreh Berisha.

    Nuk dihet ende identiteti i personit që sulmoi kreun e PD-së./euronews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!