×
  • Lajme
  • Lajme

    I mbijetuari rikujton momentet e tmerrit 20 vite pas masakrës së Vushtrrisë

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 19:26

    Janë bërë 20 vite prej kur forcat serbe masakruan rreth 70 qytetar në Vushtrri. Në vazhdim do të sjellim një rrëfim të njërit prej të mbijetuarve të kësaj masakre.


    73 vjeçarit, Musli Melenica, forcat serbe ja vranë djalin, tre vëllezër dhe një djalë të vëllait, në masakrën e 22 Majit të vitit 1999 në Vushtrri. Masakër kjo në të cilën serbët vranë rreth 70 qytetarë civil. Musliu thotë se serbët i kishin mbledhur banorët në një vend, pastaj kishin filluat ti ndanin në grupe.

    “Na kanë ndalur në rrugë dhe pasi na kanë marrë gjërat me vlerë na kanë ndarë një nga një. Pasi i kanë ndarë i kanë prurë këtu dhe i kanë pushkatuar. Për dy orë është kryer pushkatimi dhe i kanë nisur kufomat për në Serbi…Kritere nuk kanë pasur, por udhëheqësi serb i ushtrisë i ndau 98 veta brenda një ore”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Musli Melenica.

    Grupin e njerëzve që nuk e kishin ndalur për pushkatim, serbët e kishin detyruar të shkoj në një lëndinë, ku sot janë varrezat e të rënëve.

    Në këtë vend siç kujton Melenica, kishin qenë të mbledhur rreth 30 mijë qytetarë.

    “Kur kemi ardhur në këtë vend ka pasur pak njerëz, por ndërkohë u tubuan rreth 30 mijë veta. Filluan maltretimet e njerëzve nga ana e paramilitarëve e ushtarëve të Serbisë. Nga ora 11:00 filluan bombardimet e NATO-s në rrethin e Vushtrrisë dhe serbët njerëzit i ndan në tri grupe”, tregon më tej Musli Melenica.

    Edhe në këtë vend, serbët i kishin ndarë burrat në tri grupe, të moshuar, të moshës së mesme dhe të rijnë.

    “Kemi para që është kallur shtëpia e Karimanit. Kur kemi ardhur në shtëpi kemi parë gjak, këpucë letërnjoftime, pasaporta, gëzhoja, vrima në mure”, thotë ndër të tjera Musli Melenica.

    Melenica thotë se pas disa orësh ishin kthyer në shtëpinë ku serbët I kishin ndalur disa nga qytetarët.

    Pas vrasjes, serbët i kishin marrë kufomat edhe i kishin dërguar në Serbi.

    Disa vite pas luftës, eshtrat e të masakruarve ishin kthyer në qytetin e Vushtrrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!