×
  • Lajme
  • Lajme

    I ofroi 20 euro ryshfet policit të Kosovës, arrestohet një person

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 10:32

    Policia Kufitare e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas të Shqipërisë, pasi në pikë-kalimin kufitar në Qafë Prush, ka ofruar ryshfet për të kaluar pa dokumente përkatëse.


    Sipas njoftimit, shtetasi i Shqipërisë i ofroi një zyrtari policor 20 euro ryshfet, për çka u arrestua menjëherë

    “Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!