×
  • Lajme
  • Lajme

    I përfshihet shtëpia nga zjarri, lipjanasit i digjen të gjitha paratë

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 9:40

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zjarrit në Lipjan.


    Sipas policisë, një persona aty ka raportuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri dhe si pasojë i janë djegur stoli ari dhe para të gatshme si dhe i është dëmtuar shtëpia, shkruan Reporteri.net.

    “Lipjan 13.09.2021 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Zjarrfikësit kanë fikur zjarrin. Sipas ankuesit, nga zjarri i janë djegur stoli ari dhe para të gatshme si dhe i është dëmtuar shtëpia. Rasti është duke u hetuar”, thekson raporti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!