I riu algjerian sulmohet me thikë në Kosovë, kërkon të kthehet në vendin e tij: Për hir të Zotit, s’mund të duroj më

Me origjinë nga qyteti i Skikdës dhe i bllokuar në Kosovë, një algjerian thotë se është në “rrezik vdekjeje” e lëshon britmë ankthi duke kërkuar që të strehohet sërish në vendin e tij. I riu algjerian është viktimë e goditjes me thikë në Kosovë dhe ende është duke u fshehur nga sulmuesit e tij, raporton mediumi algjerian, Algerie 360.


I riu algjerian quhet Mohamed Soussi. Ai u bashkua në mënyrë klenlestine me koninentin e vjetër, së pari duke kaluar nëpër Turqi, Greqi, pastaj Shqipëri, para se të përfundone udhëtimin e tij evropian i bllokuar në Kosovë, ku ishte sulmuar thikë, transmeton Gazeta Express.

I bllokuar, i plagosur dhe i sulmuar në Kosovë

Algjeriani i bllokuar në Kosovë ka shpjeguar tmerrin që po përjeton, ndërsa thotë se nuk është në gjendje të lëvizë, se ai ka qenë viktimë e një sulmi dhe tani jeton me ndihmën e disa bamirësve.

Situata e këtij të riu, i cili hyri ilegalisht në Evropë, është me të vërtetë kritike, shkruan mediumi algjerian. Ne mund të shohim qartë në video shkallën e egërsisë me të cilën ai u sulmua, por edhe shqetësimin në të cilin ai jeton, dhe ne lehtë mund ta mendojmë dëshirën e tij të vetme, që është të kthehet në vendin e tij.

Mohamed Soussi vazhdon ta shpjegojë situatën e tij dhe tregon se ai jeton falë ndihmës së një grupi algjerianësh që i sollën lëng frutash dhe që e fshehën në një dhomë lutjesh, në mënyrë që atë të mos e gjejnë sulmuesit e tij, të cilët me sa duket e ndjekin ende.

Një thirrje për autoritetet e vendit të tij

I frikësuar dhe i lodhur, i riu Mohamed Soussi, i cili u lergua nga Skikda dhe përfundoi i bllokuar në Kosovë, u bën thirrje të dëshpëruar autoriteteve algjeriane që ta kthehejnë më në fund në vendin e tij dhe të “pushojë” .

“Unë kërkoj nga autoritetet algjeriane të ndërhyjnë dhe të më kthejnë në vend. Kjo është gjithçka që unë kërkoj. E gjitha”, thotë ai.

Një mesazh më i saktë nga ai iu dërgua ministrit të Punëve të Jashtme në Algjeri, Sabri Boukadoum.

“I kërkoj ministrit të Jashtëm, Boukadoum, të më çojë në shtëpi, për hir të Zotit, sepse nuk mund të duroj më!”.