×
  • Lajme
  • Lajme

    I shkuan në zyrë para “vendimit të ri” për targat, Kurti: Ambasadorët e QUINT’it kërkuan kohë shtesë, ne bëmë zgjedhjen e duhur

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 18:23

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë detaje lidhur me takimin që pati me ambasadorët e QUINT’it në zyrën e tij, pak para mbledhjes së Qeverisë, ku edhe u miratua që të bëhet shkallëzimi i vendimit për targa. Kurti tha se ambasadorët nuk ishin të njoftuar paraprakisht me këtë ide, dhe se pasi iu bë e ditur, deklaruan se u nevojitet kohë për të pasur një qëndrim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas kryeministrit Kurti, kërkesa e ambasadorëve që gjithçka të spostohet për më shumë muaj nuk ishte e duhura.

    “Së bashku me ministrin Sveçla, zv.kryeministrin Bislimi dhe minsitren Gërvalla kemi takuar pesë ambasadorët e QUINT-it dhe me atë rast prezantuam qëndrimin tonë. Qëndrimi i tyre ka qenë qe gjithçka të spostohet me kohë për më shumë muaj. Por ne besojmë që kjo ishte zgjidhja më e mirë. Por nuk e dinin këtë propozim tonin dhe thanë se iu nevojitet të konsultohen me qendrat e tyre për të dhënë mendimin me këtë vendim tonin i cili ishte propozim në mbledhjen e fundit të Qeverisë”, ka thënë Kurti.

    Kryeministri Kurti po ashtu theksoi se ambasadorët perëndimorë janë njoftuar lidhur me këtë vendim dhe se janë të mirëseardhur të japin udhëzimet e tyre në mënyrë që çdo gjë të përcillet sipas planit.

    “Ata tashmë janë të njoftuar dhe sigurisht që qendrat aleate mund ta thonë qëndrimet e tyre por edhe më mirë udhëzimin që mund t’i kenë se si në qëllimin tonë të përbashkët, gjithçka të shkojë siç është më së miri”, ka thënë Kurti.

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 103’të të saj, ka modifikuar vendimin për targat RKS për qytetarët serbë të Kosovës.

    Sipas vendimit “të ri”, deri me datën 21 nëntor do të jetë në fuqi masa e qortimit, nga 21 nëntori deri më 21 janar masa e gjobitjes, kurse nga 21 janari, për dy muaj do të përdoren disa targa provuese, derisa 21 prilli i vitit 2023 do të jetë dita kur targat ilegale përfundimisht nuk do të lejohen. /Reporteri.net/.

    Kurti modifikon vendimin për targa me disa ndryshime – afat deri më 21 prill të vitit të ardhshëm

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!