×
  • Lajme
  • Lajme

    Iftar në ambient të hapur edhe në Lipjan

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 21:29

    Pas qytetit të Kamenicës ku u shtrua iftari tradicional “Sofra e Ramazanit” në ambient të hapur, edhe komuna e Lipjanit ka ndjekur këtë shembull.


    Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti i cili ka thënë se sonte në atmosferën e iftarit për herë të parë është organizuar sofra e madhe e iftarit në sheshin “Adem Jashari”, shkruan Reporteri.net.

    “Falenderoj Këshillin e Bashkësisë Islame në Lipjan dhe organizatë Qatar Charity për bashkëpunimin në organizimin e këtij iftari madhështor”, ka shkruar Ahmeti.

    Në fotot e publikuara nga kreu i Lipjanit, shihet se ky i fundit ka mbajtur një fjalë rasti, ndërsa shihet se kanë qenë të ftuar mbi qindra agjërues.

    Prezent ishin hoxhallarë të kësaj komune, përfaqësues komunal por jo vetëm.

    Iftari tradicional “Sofra e Ramazanit” në ambient të hapur në Kamenicë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!