×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ik atje budallicë”, logopedi nga Gjilani dyshohet se ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij me një fëmijë 5-vjeçar

    Reporteri
    27 Nëntor 2022 | 11:23

    Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani dyshohet se ka abuzuar psiqikisht në ordinancen e tij një fëmijë 5 vjeçar të diagnostikuar me autizëm.

    Gazeta Insajderi ka siguruar video inqizimet ku i njëjti dëgjohet duke e sharë e ofenduar fëmiun teksa dëgjon të qarat e tij. Iljasa Fazliu ishte emëruar ud. i shefit të shërbimit të Logopedisë në QKUK na ud.drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi

    A.V (inicialet e së cilës janë ndryshuar nga redaksia) kishte kohë që po e dërgonte vajzën e saj 5 vjeçare në ordinancën logopedike AAR logo + në Gjilan.

    Mediumi mëson se nëna kishte vërejtur se gjendja e fëmiut vetëm se përkeqësohej dita ditës.

    Sot ishte seanca e pestë që ajo e dergoi vajzën atje.

    Me këtë rast, siq mëson mediumi ajo kishte kryer edhe pagesen për dy seanca në vlerë prej 250 eurosh.

    Në atë ordinancë, vajza e saj po ofendohej e shahej nga vetë doktori Iljasa Fazliu duke i shkaktuar edhe presion psiqik.

    Në videon e siguruar Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar pacientin që të ndaloj së qari disa here me radhë.

    ”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.

    Pasi nëna kishte shkuar që ta marr fëmiun në ordinancë, familjarët kishin dëgjuar inqizimet nga atje.

    Në video gjithashtu dëgjohet edhe një punonjëse tjetër teksa i drejtohet vajzës disa herë me fjalë, ku ndër to e quan 5 vjeçaren edhe ”rriqën”

    “Dialogu nuk kishte sukses”, me doktorin familjarët u konfrontuan fizikisht.

    Pasi kishin dëgjuar inqizimet, familjarët ishin nisur për në ordinancë, rrugës ata takuan doktorin. Ku sipas burimeve të Insajderit, megjithëse fillimisht tentuan të diskutojnë pa eskaluar situata, afër një kafeneje në Gjilan, ata u konfrontuan edhe fizikisht.

    Policia ka arrestuar 2 nga familjarët e vajzës 5 vjeçare pas përleshjes që ata kishin me doktorin.

    ”Janë verifiku e dëgju inqizimet, policia menjëherë kan shku edhe e kan arrestu doktorin”, kanë thënë burimet nga policia.

    Në anën tjetër, mësohet se Fazliu në shtator të këtij viti ishte emëruar si u.d shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!