×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Ik se po t’gjujnë’: Pamje nga plagosja e sotme në Pejë

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 18:53

    Pas disa kërkimeve disa orëshe Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë një person dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë si të dyshuar për plagosjen e sotme që ka ndodhur në qytetin e Pejës, shkruan Gazeta Express.


    Një gjë e tillë është konfirmuar edhe përmes një komunikate të lëshuar nga Policia e Kosovës.

    “Policia ka zbuluar identitetin e personit të dyshuar dhe pas një pune intensive operativo-hetimore është arrestuar 1 (një) person i dyshuar dhe është në kërkim të 2 (dy) personave të tjerë të involvuar në këtë rast, identiteti i të cilëve është i njohur për Policinë, po ashtu edhe personi i plagosur i cili është në Spital, konsiderohet të jetë i dyshuar”, thuhet në komunikatën e policisë.

    Ndërkohë Gazeta Express ka arritur që të sigurojë videon e momentit të plagosjes në Pejë, ku shihet se si një përson ndjek një tjetër dhe më pas dëgjihen edhe të shtëna armësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!