×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK apel qytetarët që të bëjnë kujdes: Lusin institucionet për mbajtjen e rendit

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 14:32

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka kërkuar edhe njëherë nga qytetarët që ta mbajnë distancën fizike dhe të mbajnë maskat.


    Gjithashtu ata kanë kërkuar që të bëhet larja e duarve disa herë në ditë nga 20 deri në 30 sekonda.

    IKSHPK me anë të një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat kundër koronavirusit.

    Instituti ka thënë se ditëve të fundit janë regjistruar shumë raste fatale, ku pjesa më e madhe kanë qenë të moshuar, kështu ata kanë kërkuar kujdes në mënyrë që të ruhen të moshuarit dhe sëmurët kronik.

    ”Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj! Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin e tyre.

    https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2883310281796957?__xts__%5B0%5D=68.ARBh6eLIH74Gn1WksoYG8KEne2LOHHkjcJYrzAHTNlDFMiKe95IhyYrUh3cWViN-ZqEBDnjEiCyOLahP1l2HPJ8Bts40NXs9KYKqyX0vrWg_C1tg5fga6M70I75Ni6Y5yVu2y1_l7t3E2QYHDMgwChHwFteyg2r7bp5-Cb9CdwB8C1hgQlXKbgvGfC-j3Wc8IKoFDBnRfBbwgcxoZVKxko1256kBHk-BeckDwuL_j2OuSpE-AH-rZiDfCCVEegw0c6ZNiJU9HctjV2XRhGJcyjAWIl7AqFgKxiS-eBVcOoNbXVMPUlUool3XdhbZb49EUzbffbi_4_YEXAo3qo8r8g&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!