×
  • Lajme
  • Lajme

    IKShPK jep rekomandime se si të parandalohen sëmundjet që barten me ujë

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 12:32

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) përmes një komunikate drejtuar mediave ka thënë se duhet parandaluar sëmundjet që barten me ujë.


    IKSHPK thotë se “Uji i pijshëm duhet të jetë brenda kritereve të përcaktuara sipas rregulloreve në fuqi, në mënyrë që mos të dëmtojë organizmin”.

    “Uji luan rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut. Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ndikon në shëndetin e njeriut”, thuhet në njoftim.

    Tutje, IKSHPK pohon se nga përdorimi i ujit të ndotur shkaktohen më shumë se 200 sëmundje, disa prej të cilave shkaktohen nga ndotja e ujit me jashtëqitje të njeriut ose të kafshëve.

    Rekomandimet e IKSHPK-së për parandalimin e sëmundjeve që barten me ujë:

    • Konsumoni ujë të sigurt/ të dezinfektuar për pije. Në mungesë të tij, vlojeni ujin së paku 10 minuta dhe ftoheni para përdorimit.

    • Ruani ujin në enë të pastërta.

    • Mos kyçni bunaret në rrjetin e ujësjellësit.

    • Lani duart para dhe pas përgatitjes dhe ngrënies së ushqimit.

    • Lani duart me ujë të pastër dhe sapun pas përdorimit të toaletit, ndërrimit të pelenës së fëmijës, kujdesit ndaj personit tjetër si dhe kujdesit ndaj kafshëve.

    UJI I PASTËR – SËMUNDJA LARG”.

    Ndryshe, javë më parë mbi 1 mijë persona në Deçan dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!