×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK: Mbani maska, mos i dëmtoni edhe ata që i kanë zbatuar masat më përpikëri

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 9:27

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, edhe të hënën ka apeluar tek qytetarët që të zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, deri në shuarjen e coronavirusit, shkruan Reporteri.net.


    Nëpërmjet një njoftimi Instituti ka kërkuar nga qytetarët që të mbajnë maska e distancë dhe të mbajnë higjienën.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë!

    Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

    Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

    Virusi akoma gjendet në mesin tonë.

    Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

    Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Nëse nuk do t’ përmbahemi rekomandimeve jemi të detyruar të vazhdojmë me këto masa!

    Këto masa përkufizojnë edhe shumicën të cilët me përpikëri nga fillimi iu kanë përmbajtur rekomandimeve!

    Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike. Për ruajtjen e shëndetit tuaj dhe të afërmve tuaj.

    Ditët e fundit janë regjistruar shumë raste fatale pjesa më e madhe e të moshuarëve dhe personave me sëmundje kronike.

    Ju lutemi për kujdes të shtuar për të gjithë sidomos për të moshuarit dhe sëmurët kronik deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

    Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

    Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

    Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!