×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK sqaron tri vdekjet e raportuara në 24 orët e fundit, thotë se pacientët ishin negativ me COVID-19

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 18:31

    IKSHPK’ja ka dalur me një sqarim për sa i përket bilancit të 24-orëshit të fundit me vdekjet nga COVID-19.


    IKSHPK thotë në se 3 rastet e vdekjes të raportuara në 24-orët e fundit në momentin e vdekjes pacientët kanë qenë negativ me Covid-19.

    “SQARIM NË KOMUNIKATËN 19 SHTATOR 2020! Instituti Kombëtar sqaron se Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes të hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe MIQ të QKUK dhe spitalin e Vushtrrisë me sëmundje shoqëruese dhe COVID pozitiv. Në momentin e vdekjes pacientët kanë qenē COVID negativ”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!