×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK thirrje qytetarëve që të vaksinohen: Pfizer dhe AstraZeneca nuk përmbajnë virus të gjallë që shkakton COVID-19

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 8:34

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sërish u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19.


    IKSHPK thotë se Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratuar nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer.

    “Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan”.

    Lexoni të plotë thirrjen e IKSHPK-së për tu vaksinuar:

    Qytetarë të dashur!

    Ju lutemi: Vaksinohuni! ?

    Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

    Personat e pa vaksinuar janë brenga jonë më e madhe!

    Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

    Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

    Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

    Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!

    Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

    Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

    Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratuar nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

    Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtjes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.

    Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

    Qytetarë të dashur!

    Vaksinohuni!

    Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

    Respektoni distancën!

    Mbani higjienën!.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!