×
  • Lajme
  • Lajme

    Imami Maliqi: Tek Zoti nuk je më i afërt nëse je mashkull, e as nuk je më e ulët nëse je femër

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 21:36

    Imami nga Prishtina, Labinot Maliqi këtë të premte ishte i ftuar në emisionin “Dhoma e Rrëfimit”


    I pyetur se cilat janë të drejtat e femrave dhe meshkujve sipas fesë islame, Maliqi nuk ka bërë dallim sikurse hoxhë Shefqet Krasniqi i cili ditë më parë deklaroi se femrat e kanë vendin në kuzhinë.

    Sipas Maliqit, të drejtat e femrave dhe meshkujve janë të barabarta.

    “Në fenë islame Zoti i madhëruar i konsideron të barabartë edhe mashkullin edhe femrën. Çfarë është mëkat për mashkullin është edhe për femrën. Sikurse mashkulli edhe femra do të jap llogari para Zotit të Madhëruar. Tek Zoti nuk je më ia afërt nëse je mashkull e as nuk je më i ulët nëse je femër. Tek Zoti nuk ka dallim i bardhi prej të ziut por dallimi është në vepra të mira”, ka thënë Maliqi.

    Ai ka shtuar se ka shumë raste në botë të cilat e kanë dëshmuar se me punën e tyre femrat janë më të dashura tek Zoti.

    Kush bën më shumë vepra të mira afrohet më shumë tek Zoti.

    Ka shumë raste kudo nëpër botë që me punën e tyre femrat janë më të dashura tek Zoti i Madhëruar.

    Shiko emisionin e plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!