×
  • Lajme
  • Lajme

    Imzot Dodë Gjergji pasi dje dolën 0 raste: E falenderoj Zotin që dëgjoi lutjet tona

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 18:13

    Kryeipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka marrë pjesë në konferencë së bashku me Myftiun Naim Tërnava dhe ministrin Arben Vitia.


    Ai tha se gjatë gjithë kësaj kohe janë lutur për të kaluar ky virus. E meqë dje nuk pati asnjë rast, ai e ka falenderuar Zotin që dëgjoi lutjet, shkruan Reporteri.net.

    “Falenderoj Zotin që dëgjoi lutjet tona, sepse gjithë këtë kohë ne jemi lutur”, ka thënë Imzot Dodë Gjergji.

    Ndër të tjera, ai kërkoi nga besimtarët që të mbajnë maska për të ruajtur shëndetin e tyre.

    Ndryshe, xhamitë dhe kishat do të hapen këtë të enjte, por me disa masa të ruajtjes së shëndetit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!