×
  • Lajme
  • Lajme

    Incident afër urës: Serbët me eskavator nisin ta prishin shtratin e Ibrit, reagon Policia dhe Komuna

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 12:23

    Kur e gjithë vëmendja e shtetit të Kosovës, por edhe mbarë botës është në luftën kundër koronavirusit, nuk kanë munguar incidentet afër urës së Ibrit në Mitrovicë.


    E gjitha ka nisur pasi serbët me eskavator ka filluar ta prishin shtratin e Ibrit, çka ka bërë të reagojnë Policia e Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës.

    Në vendin e ngjarjes ka dalë drejtori i Urbanizmit, Besnik Beka, i cili ka njoftuar Policinë, e cila ka ardhur dhe ka evituar një përleshje fizike pasi veç kishte nisur ajo, çka tregojnë edhe pamjet ekskluzive të siguruara nga Jepi Zë, shkruan Reporteri.net.

     

     

    Më pas në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!