×
  • Lajme
  • Lajme

    Indeksonline: Rexhep Selimi kërkon siguri nga ndërkombëtaret pas intervistimit në Hagë

    Reporteri
    17 Janar 2020 | 17:37

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në dhjetor të vitit të kaluar kishte udhëtuar drejt Hagës, për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Gjykatën Speciale.


    Burimet ndërkombëtare të IndeksOnline kanë thënë se Selimi pas këtij intervistimi ka kërkuar siguri të lartë nga ndërkombëtarët.

    Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është intervistuar nga prokuroria në cilësinë e të dyshuarit.

    Ende nuk dihet arsyeja pse anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së është drejtuar me këtë kërkesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!