×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektohen një mësimdhënës dhe një punëtor teknik në gjimnazin e Fushë Kosovës, shkolla nuk mbyllet

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 14:04

    Dy punonjës në gjimnazin “Hivzi Sylejmani” në komunën e Fushë Kosovës, kanë rezultuar pozitivë në testimet për coronavirus.


    Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

    Topalli ka njoftuar se personat e infektuar janë një mësimdhënës dhe një punëtor teknik.

    Pavarësisht kësaj, mësimi në këtë shkollë ka vazhduar me skenarin e dytë për procesin mësimor, i cili parasheh rikthimin e pjesshëm në institucione shkollore (mësimi i kombinuar – prezencë dhe mësim në distancë).

    Topalli po ashtu ka bërë të ditur se deri më tani në këtë shkollë janë gjithsej tre persona të infektuar me COVID-19, prej tyre dy mësimdhënës dhe një punëtor teknik.

    “Po, kemi dy punëtorë të stafit që kanë rezultuar pozitivë, një mësimdhënës dhe një punëtor teknik. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Janë testuar edhe pjesa tjetër e stafit, të gjithë kanë rezultuar negativë. Mësimi po vazhdon sepse nuk ka shenja të përkeqësimit të situatës as në mesin e stafit as te nxënësit”, ka thënë Topalli për Reporterin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!