×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu kosovar: Rritja e rasteve e pritur, qytetarët të kenë durim edhe disa ditë

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 23:57

    Infektologu Sali Ahmeti, në Klan Kosova, ka folur për konfirmimin e 12 rasteve të reja me koronavirus në Kosovë.


    “Rastet e reja janë kryesisht raste të kontaktit. Vatrat e reja janë Fushë Kosova dhe Kamenica, ndërsa të tjerat kanë qenë të njohura”.

    Ahmeti tha se në Kliniken Infektive po trajtohen 40 pacientë, ku pesë nga ata janë në gjendje më të rëndë.

    “Kemi 40 pacientë me koronavirus që po trajtohen në klinikën tonë. Pesë nga ata kanë gjendjen më të rëndë. Por, edhe këta kanë shenja premtuese se do të shërohen”.

    Ai shtoi se personat që janë të infektuar me koronavirus dhe që trajtohen në shtëpi nuk manifestojnë shenja klinike.

    “Ata që kanë rezultuar pozitiv, por që janë në vetëizolim nuk manifestohen me shenja klinike. Tek ata që shfaqen rekomandohen të shkojnë në spitalet regjionale. Ato kontrollohen nga epidemiologët, Spitalet Regjionale, ose edhe Qendrat e Mjekësisë Familjare”.

    Ndër të tjera, Ahmeti tha se rritja e numrit të rasteve me Covid-19 është rritje e kontrolluar.

    “Është një zhvillim i pritshëm. Është një hulumtim aktiv që bën Instituti. Është një rritje, por jo e papritur. Ne akoma jemi në pritje të rritjes së numrit të rasteve. Qytetarët duhet të kenë durim edhe disa ditë dhe do të kalojë edhe kjo gjendje”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!