×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermieri i QKUK-së tash e një javë në grevë të urisë: Sot do të filloj edhe grevë të etjes

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 11:00

    Infermieri Enlirat Duraku nga sot do të hyjë edhe në grevë të etjes.


    Ai tashmë disa ditë ka hyrë edhe në grevë të urisë, derisa thotë se është shumë e vështirë që dikush të jetoj pa ushqim dhe ujë.

    Ai po hyn në grevë për shkak të mosplotësimit të kërkesave të infermierëve për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermierët, pagesës së punës gjatë vikendeve dhe orëve shtesë si dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë.

    Duraku i është drejtuar presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia e anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi.

    Më të hyrë në grevën e etjes, ai ka thënë se kur dikush nuk merr lëngje, mund të jetojë pak ditë.

    Shkrimi i tij i plotë:

    NGA SOT DO FILLOJ EDHE GREVË TË ETJES

    Presidente Vjosa Osmani

    Kryeministër Albin Kurti

    Kryeparlamentar Glauk Konjufca

    Ministër i Shëmdetësisë Arben Vitia

    Kryetare e KP për Shëndetësi Fatmire Mulhaxha Kollçaku

    Anëtar i KPSH Bekim Haxhiu

    Anëtar i KPSH Armend Zemaj

    Anëtar i KPSH Uran Ismaili

    Anëtar i KPSH Fitim Uka

    Anëtar i KPSH Armend Zemaj

    Vlerësimi se sa mund të jetojë dikush pa ushqim dhe lëngje është shumë i vështirë. Është e rëndësishme të kuptohet se çdo organizëm është i ndryshëm, që përfshinë shumë faktorë dhe se të gjithë kanë përgjigje të ndryshme ndaj këtij regjimi. Marrja e lëngjeve ka efektin më të madh në mbijetesë. Trupat tanë kanë tendencë që të shfrytëzojnë rezervat e energjisënga deponitë e ushqimit në organizëm për 2 apo 3 javë, por mungesa e lëngjeve shkakton probleme me funksionimin e veshkave brenda pak ditësh. Kur dikush nuk merr lëngje, dhe nëse ai ose ajo është i shtrirë në shtrat dhe kështu ka nevojë për pak lëngje,  atëherë ky person mund të jetojë pak ditë ose për aq kohë sa dy javë.

    Me respekt

    Enlirat K. Duraku

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!