×
  • Lajme
  • Lajme

    Insiston LDK: Të kthehen paratë e rrymës të marra kundërligjshëm nga pushteti

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 20:05

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje edhe një herë që në mënyrë urgjente të kompensohen qytetarët për muajt që paguan faturat me tarifat e shtrenjta të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kjo kërkesë e LDK’së vjen pasi Gjykata e Apelit vërtetoi aktvendimin e Themelores për pezullimin e tarifave të shtrenjta.

    LDK thotë se ky vendim vërtetoi edhe një herë se rritja e tarifave të energjisë ka qenë e padrejtë dhe e jashtëligjshme.

    “Në kohën kur nga paaftësia qeverisëse, inflacioni në vend ka arritur nivelin rekord prej 11.2%,  kthimi i këtyre mjeteve sa më shpejt që është e mundur është domosdoshmëri për qytetarët. Po ashtu në mënyrë urgjente kërkojmë që të kthehen tarifat e vjetra të energjisë elektrike, pasiqë edhe pse kanë kaluar dy ditë nga vendimi i Gjykatës së Apelit, energjia elektrike vazhdon të llogaritet me tarifa të cilat i ka rrëzuar gjykata.

    LDK, përveçse i ka bërë thirrje Qeverisë se rritja e tarifave të energjisë elektrike është vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, në vazhdimësi ka ofruar edhe alternativa për menaxhimin e krizës në kohë dhe bazuar në veprime adekuate”, thuhet në reagimin e kësaj partie./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!