×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspeksioni ndërpret punimet në objektin që shkaktoi rrëshqitjen e dheut në Prishtinë

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 13:52

    Komuna e Prishinës ka njoftuar se ka ndërmarr masa të menjëhershme, që të ndërpres punimet në në ndërtimin e një objekti, ku si pasojë ka pasur rrëshqitje të dheut-dëmtimit të rrugës publike.


    Përmes një njoftimi Komuna e Prishtinës, thotë se “sot jemi njoftuar për një rrëshqitje të dheut në Rrugën ‘Sami Plakolli’. Menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes 2 ekipe të Inspeksionit, një nga Sektori i Rendit Komunal edhe një nga Sektori i Ndërtimit”.

    “Pala në këtë rast nuk e ka respektuar lejen ndërtimore, sepse ende nuk e ka ndërtuar murin mbrojtës. Si rrjedhojë, Inspektori kujdestar nga Sektori i Ndërtimit e ka obliguar që t’i ndërpresë të gjitha punimet, si dhe e ka shqiptuar gjobën në vlerë 500 euro”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

    “Inspektori kujdestar i Sektorit të Rendit Komunal e ka shqiptuar gjobën tjetër për dëmtim të rrugës, gjithashtu 500 euro, si dhe e ka urdhëruar palën që menjëherë ta rikthejë terrenin në gjendjen e mëparshme”.

    Sipas njoftimit, vazhdimi i punimeve në ndërtimin e këtij objekti do të jetë i mundur vetëm pasi të vendoset muri mbrojtës sipas lejes ndërtimore, dhe pasi të rregullohet pjesa e dëmtuar e rrugës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!