×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati në Prishtinë largon tavolinat e vendosura në rrugë nga kafenetë

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 14:05

    Me ngritjen e temperaturave kafenetë e kryeqytetit kanë zgjeruar tarracë e lokaleve të tyre, duke vendosur tavolinat në trotuare dhe në hapësirën e sheshit pa pasur leje.


    Inspektorati i Komunës së Prishtinës gjatë ditës së sotme i ka detyruar ata që ta lirojnë hapësirën publike madje kjo ka qenë edhe vërejtja e fundit.

    Kryeinspektori në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se gjatë javës së kaluar janë paralajmëruar, ndërsa sot po i detyrojnë t’i largojnë tavolinat dhe karriget.

    Mirëpo në rast se përsëri e zgjerojnë hapësirën e tarracë ku nuk kanë leje, atëherë do shqiptohen edhe gjobat dhe do konfiskohen tavolinat dhe karriget.

    Gjatë punës së tyre, Inspektorati ka konfiskuar edhe makinën e boksit që gjendet në sheshin “Nënë Tereza” afër Ministrisë së Kulturës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!