×
  • Lajme
  • Lajme

    Instituti Hidrometeorologjik tregon sa litra shi për metër katror ranë në të gjitha komunat e Kosovës

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 9:29

    Më së shumë reshje të shiut nga një gushti, e deri më sot ka pasur në Ferizaj, derisa në shumicën e qyteteve shiu po vazhdon.


    Institucionet kanë ngritur alarmin për mundësinë e përkeqësimit të situatës, derisa në disa vende të rajonit ka pasur edhe vërshime.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur se për këto gjashtë ditët e fundit sasi të reshjeve të mëdha janë regjistruar edhe në Prishtinë e Pejë.

    Reshjet nga 1 -6 gusht:

    Prishtinë= 38.8 mm

    Pejë= 37.7mm

    Prizren= 12.1mm

    Gjakovë=8,1mm

    Kamenicë= 23.5mm

    Ferizaj= 64.5mm

    Junik= 13.9mm

    “Për momentin janë regjistruar këto sasi të reshjeve në këto stacione, mm ose litër për metër katrorë, reshjet vazhdojnë. Temperatura të ulëta nuk do të ketë”, bëjnë të ditur në IHMK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!