×
  • Lajme
  • Lajme

    Instituti i Shëndetit Publik: 9 zyrtarët e KQZ-së kishin kruarje dhe vjellje, gjendja e tyre stabile

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 16:15

    Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe Klinika Infektive, kanë njoftuar se nëntë zyrtaret e Komisionit Qendror Zgjedhor, kishin kruarje të intenzitetit të ulët dhe se gjendja e tyre është stabile, ndërkohë janë duke i bërë të gjitha masat dhe analizat për të mbuluar të gjithë patologjinë që mund të jetë.


    Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, i ka thënë mediave se të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile.

    “Në ora,11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femërore, dy prej tyre shtatzënë, me kruarje të duarve të intenzitetit të ultë. Dy nga to kanë patur edhe vjellje. Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile. Pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfave brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese, janë paraqitur të mjektët në QKMF së pari dhe pastaj Klinikën Infektive. Ekipa kujdestare e Klinikës Infektive kanë ndërmarrë masat e duhura duke i spitalizuar dhe duke i ofruar ndihmën e duhur mjekësore. Konziliumi i SHSKUK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vazhdimësi janë duke e monitoruar gjendjen shëndetësore të pacientëve të spitalizuar dhe për çdo ndryshim të situatës do të iu informojmë me kohë“, ka thënë ai.

    I pyetur se si ka pas mundësi të ndodhë ky reaksion, ai ka thënë se për momentin janëe duke i bërë të gjitha masat dhe analizat për të mbuluar të gjithë patologjinë e mundshme që mund të jetë, derisa po presin rezultatet laboratorike.

    “Për momentin ne jemi duke i bërë të gjitha masat dhe analizat për të mbuluar të gjithë patologjinë e mundshme që mund të jetë….rezultatet laboratorike presin kohën e vet kur e kanë të përfundojnë, unë nuk besoj para 24 deri 48 orëve”, tha ai, duke theksuar se gjendja e pacienteve është stabile.

    Përndryshe, zyrtarit kryesor Besnik Buzhala ka vendosur që procesi për votat e ardhura nga Serbia, të suspendohet për një kohë të pacaktuar, derisa të bëhet verifikimi pakove nga Forenzika.

    Votat e ardhura nga Serbia ishin të vendosura në hapësirën e ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës, ku është i vendosur shërbimi votues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!