×
  • Lajme
  • Lajme

    Intervistohen dhe më pas lirohen dy të dyshuar për sulmin me vezë ndaj Avdullah Hotit

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 11:40

    Policia e Kosovës  ka njoftuar se janë intervistuar dy të dyshuarit për sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.


    Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka bërë të ditur se pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

    “Lidhur me rastin e sulmit, policia ka intervistuar dy persona që u përfshinë në rast. Të njëjtit, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Ahmeti.

    Kujtojmë se të shtunën, Hoti është sulmuar me vezë deri sa ishte afër ndërtesës së qeverisë.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!